Maqedonia
Të rinjtë tregojnë pse lënë Maqedoninë Veriore për Gjermaninë
Edhe Agjencitë turistike, në qytetin e Kumanovës pranojnë se numri i biletave është shtuar për në Gjermani
Maqedonia e Veriut po zbrazet. Banorët thonë se gjendja e rëndë ekonomike, po i shtynë që ata ta marrin rrugën e kurbetit.
Në linjën Shkup-Berlin autobusët janë përplot të mbushur. Vetëm të premten nga Shkupi u nisën pesë autobus me qytetarë, raporton “TV 21”.
Ky është Hesat Bexheti nga Zhelina i cili ka blerë biletën njëdrejtimëshe për Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Po shkoj në Gjermani në qytetin Rostock.
Gazetari: Pse?
Për të punuar.
Gazetari: pse këtu nuk ka punë?
Këtu ka punë por rrogë nuk ka, duhet të punoj vetëm për rrymën dhe fëmijët.
Gazetari: sa kohë e keni prit vizën?
Vizën e kam tash e tre vjet dhe nuk kamë pritur shumë, sepse ishte atëherë fillimi kur i dhuronin.
Gazetari: Po shkojë për një jetë më të mirë.
Po sigurisht ç’të bësh.
Gazetari: bashkë me shokët?
Po të gjithë këta janë shokët e mijë të një fshati. Shumë ka të cilët shkojnë”, theksoi Hesat Bexheti, banor i Zhelinës.
Hesati me shokët u nis. Pas 26 orëve rrugë, ata arritën në qytetin e Berlinit të Gjermanisë.
“Ne arritëm në Berlin, pas 26 orëve rrugë, tani shpresojmë që të shkojmë në vende të punës dhe të rehatohemi. Ju përshëndes TV21. Politikanëve dua të ju bëjë të fala, se shumë e kanë rritur papunësinë, kështu e rrisin papunësinë”, deklaroi Hesat Bexheti, banor i Zhelinës.
Pyetëm edhe disa qytetarë në qytet në lidhje me migrimin. Shumica prej tyre thonë se vetëm ajo është zgjidhja.
Shumë vende gjithandej Maqedonisë pothuajse po boshatisen. TV21 vendosi të viziton një prej tyre. Shkuam në Sllupçan të Likovës. Nëpër rrugë rrallë herë vërenim se ka njerëz. Një banor tha se vetëm në 2 muajt e fundit kanë ikur rreth 200 persona.
“Kamë dëgjuar se mbi 200 persona kanë ikur, më pak a më shumë nuk kamë edhe të qartë. Por sipas fjalëve të dëgjuar tek rinia, mbi 200 kanë ikur, fshati është boshatisur. Mirëpo mungesa është shumë e madhe, mungojnë ato elementet apo faktori më i ditur që është i fshatit, ku pjesa më madhe është larguar”, u shpreh Selajdin Shahini, Kryetar i Bashkësisë Lokale Sllupçan.
Edhe Agjencitë turistike, në qytetin e Kumanovës pranojnë se numri i biletave është shtuar për në Gjermani.
“Trendi për momentin i ikjes së rinisë, është Gjermania. Por jo vetëm Gjermania, por edhe vendet tjera evropiane janë duke ikur me të madhe. Ata si arsye thonë se është papunësia, rrogat e vogla, ku edhe shumica është edhe pa punë”, tha punonjësi i Agjencisë Euro Bus.
Në dhjetor të vitit të kaluar ambasadori gjerman në Maqedoni, Tomas Gerberih theksoi se çdo ditë ka 70 deri në 80 aplikime për viza pune në ambasadën e tyre. Sipas tij, për një vend si Maqedonia e Veriut ky është një numër shumë i madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













