Kosova
Të punosh në zyrën me pamje kah qielli
Emri e përshkruan më së miri: Zanë. Si një zanë mali, ajo fluturon çdo ditë në qiell. Krahët e saj janë avionët, e buzëqeshja e sinqertë është “magjia” e saj, me të cilën mirëpret udhëtarë të shumtë që zgjedhin të udhëtojnë përmes qiellit
Zana Aliu, një e re nga Prishtina. Studioi Shkenca Politike dhe Administrim Publik. Por puna që nisi vite më parë në Aeroportin e Prishtinës, e ndryshoi rrjedhën e karrierës së saj. Ajo u dashurua pas aviacionit dhe zbuloi punën e ëndrrave.
Në një intervistë për albinfo.ch, Zana ka rrëfyer se si është të punosh në një zyre “me pamje kah qielli”.
Jo vetëm zyrë, aeroplani është bërë edhe shtëpia e Zanës
Ka rreth tre muaj që Zana ka nisur punën si stjuardesë në kompaninë “Orange2Fly”. Por ajo është përshatur aq mirë, sa që çdo ditë mezi pret ta nisë punën. Dhe tregon se sekreti për këtë, është dashuria që ka për punën.
“Kur hy në aeroplan, ndihem si në shtëpi, taman shtëpi. E ndjej veten shumë të qetë, komode, shumë të sigurt. Për atë e dua dhe e bëj me dëshirën më të madhe këtë punë. Dhe nuk do e ndërroja”, thotë Zana.
Në një ditë të zakonshme pune, Zana zgjohet herët dhe takohet me pjesën tjetër të ekuipazhit. Ata lënë mbrapa çdo shqetësim dhe përshëndeten me buzëqeshje. Pasi veshin uniformat, fillojnë me përgatitje të tjera. Udhëheqësi i pyet se si do të reagonin në situata të ndryshme, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur, për çdo rast që mund t’u ndodhë gjatë fluturimit.
Pasi informohen edhe për detajet e fluturimit të radhës, Zana dhe kolegët e saj marrin rrugën drejt aeroportit “Adem Jashari”.
Siguria dhe rehatia e udhëtarëve, prioritet i Zanës
Zana thotë se pjesa më e mirë e punës së saj, fillon me mirëpritjen e udhëtarëve. Në aeroplan, ajo tashmë ndihet si në shtëpi dhe këtë rehati mundohet t’ua ofrojë edhe udhëtarëve të tjerë. “Siguria dhe rehatia e tyre është prioriteti ynë kryesor”, shprehet Zana.
Megjithëse nuk ka hasur në ndonjë rast emergjent, Zana tregon se nganjëherë përballen me raste kur pasagjerët i kap paniku (sidomos ata që fluturojnë për herë të parë). Edhe në këto situata, rolin kryesor e kanë stjuardesat: duhet t’i qetësojnë pasagjerët dhe t’ua kthejnë ndjenjën e sigurisë.
“Në raste paniku, mundohemi ta qetësojmë pasagjerin, të bisedojmë me të, t’i tregojmë që nuk ka rrezik dhe që ne jemi këtu, të trajnuar për çdo lloj rasti që mund të ndodhë. Duhet të jemi fillimisht vetë të qetë dhe të shfaqim siguri”, thotë Zana.
Përpos udhëtimeve të shumta, puna si stjuardesë i ka ofruar Zanës përvoja të paharruara për të. Këtu, ajo kujton fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë në Sofje.
“Pas fitores së ekipit të Kosovës, ne shkuam për t’i marrë e për t’i sjellë në Prishtinë. Atmosfera që krijuan pas fitores, gëzimi që e kanë shprehur në aeroplan, më ka emocionuar shumë dhe jam ndjerë krenare”, thotë ajo
Gjithçka fillon dhe mbaron me një buzëqeshje
Pavarësisht lodhjes pas disa orësh fluturimi, një ditë pune e Zanës përfundon ashtu siç kishte filluar: me buzëqeshje. Dhe këtë herë është një buzëqeshje triumfi, që tregon se misioni është kryer me sukses.
Pasi që përcjellë udhëtarët, Zana merr falënderime të shumta për kujdesin e treguar gjatë fluturimit, sepse në sytë e tyre, ajo shihet si heroinë. “Çdo falënderim dhe çdo koment i mirë i tyre, mua ma zbukuron ditën”, thotë ajo.
Të udhëtosh çdo ditë me aeroplan dhe të kujdesesh që të krijosh siguri te të tjerët, mund të duket sfidë, e mbase për dikë, një rutinë e mërzitshme. Por jo edhe për Zanën. Ajo thotë se edhe kushtet e mira në punë, ia kanë shtuar dashurinë për këtë profesion.
“Shpesh kam dëgjuar që thonë: Gjej një punë që e do, dhe kurrë nuk do të mërzitesh. Dhe unë e kam gjetur tashmë”, përfundon Zana.
Si krijohet besimi dhe siguria te pasagjerët
Megjithëse nuk ka hasur në ndonjë rast emergjent, Zana tregon se nganjëherë përballen me raste kur pasagjerët i kap paniku (sidomos ata që fluturojnë për herë të parë). Edhe në këto situata, rolin kryesor e kanë stjuardesat: duhet t’i qetësojnë pasagjerët dhe t’ua kthejnë ndjenjën e sigurisë. Duhet të jemi fillimisht vetë të qetë dhe të shfaqim siguri”, thotë Zana.
Fluturimi i paharruar nga Sofja, me futbollistët e Kosovës
Përpos udhëtimeve të shumta, puna si stjuardesë i ka ofruar Zanës përvoja të paharruara për të. Këtu, ajo kujton fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë në Sofje. “Pas fitores së ekipit të Kosovës, ne shkuam për t’i marrë e për t’i sjellë në Prishtinë. Atmosfera që krijuan pas fitores, gëzimi që e kanë shprehur në aeroplan, më ka emocionuar shumë dhe jam ndjerë krenare”, thotë ajo
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?