Lajme
Deri tash KQZ-ja ka pranuar mbi 3 mijë pako për zgjedhjet lokale nga diaspora
Të premten përfundon votimi përmes postës, numër dukshëm më i vogël i të interesuarve për të votuar
Të dielën, më 17 tetor, do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në kuadër të këtij procesi, javë më parë ka filluar edhe votimi përmes postës, për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri më tani KQZ-ja ka pranuar 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime, shkruajnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.
“Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.
Ai ka bërë të ditur se periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













