Lajme
Të paktën 116 persona vriten nga përleshjet në burgun e Ekuadorit
Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve, pas një beteje në mesin e të burgosurve që ka rezultuar me të paktën 116 persona të vdekur dhe rreth 80 të plagosur.
Presidenti Lasso e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 29 shtator, duke thënë në një konferencë për media se ajo që ka ndodhur është “e keqe dhe e dhimbshme”, dhe ka thënë se ai nuk mund të garantojë se autoritetet kanë nën kontroll situatën.
Së paku 116 persona kanë vdekur në përleshje mes bandave rivale në një burg në Ekuador, kanë njoftuar zyrtarët, duke e bërë këtë dhunën më të rëndë në burgje në histori të shtetit të Amerikës së Jugut, raporton BBC.
Së paku dhjetë prej viktimave u është prerë koka në përleshjet e të martës në burg në qytetin Guayaquil, ndërsa tjerët janë qëlluar me armë për vdekje.
Në burgun Litoral Penitentiary janë të burgosur banda ekuadoriane që mendohet se kanë lidhje me kartelet meksikane të drogës.
Konsiderohet një prej burgjeve më të rrezikshme në Ekuador.
Komandanti i Policisë, Fausto Buenano, ka thënë se të burgosurit po ashtu kanë hedhur granata. U desh plot 400 policë për të rikthyer kontrollin.
Mediumet lokale raportojnë se kryengritja është urdhëruar nga bandat e fuqishme meksikane të trafikimit të drogës, që tash operojnë në Ekuador.
Drejtori i shërbimeve të burgjeve në Ekuador, Bolivar Garzon, i ka thënë një radio lokale se situate ishte e tmerrshme.
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare











