Kosova
Të hënën në Kuvend, platforma e Qeverisë për dialogun
Veseli tha se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e radhës me mbi 30 pika të rendit të ditës, të mbahet të hënën, ndërsa shtoi se edhe më 14 qershor do të ketë seancë të re plenare
Platforma e Qeverisë për dialogun me Serbinë pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës të hënën, ka vendosur Kryesia e Kuvendit.
Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje. Ai tha se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e radhës me mbi 30 pika të rendit të ditës, të mbahet të hënën, ndërsa shtoi se edhe më 14 qershor do të ketë seancë të re plenare.
Veseli njoftoi se më 10 qershor mbahet seancë solemne me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Kryeparlamentari ka ripërsëritur se në dhjetor hiqen vizat për shtetasit e Kosovës. Veseli mu për çështjen e liberalizimit ka paralajmëruar se do të nisë një turne nëpër Evropë, ku do të vizitojë Francën, Austrinë dhe Gjermaninë.
Të hënën në Kuvend, platforma e Qeverisë për dialogun
Platforma e Qeverisë për dialogun me Serbinë pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës të hënën, ka vendosur Kryesia e Kuvendit. Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje. Ai tha se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e radhës me mbi 30 pika të rendit të ditës, të mbahet të hënën, ndërsa shtoi se edhe më 14 qershor do të ketë seancë të re plenare. Veseli njoftoi se më 10 qershor mbahet seancë solemne me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Kryeparlamentari ka ripërsëritur se në dhjetor hiqen vizat për shtetasit e Kosovës. Veseli mu për çështjen e liberalizimit ka paralajmëruar se do të nisë një turne nëpër Evropë, ku do të vizitojë Francën, Austrinë dhe Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












