Tematike
Të burgosurit kosovarë mund të transferohen nga Zvicra në Kosovë!
Këshilli Federal ka miratuar sot ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën për transferimin e të burgosurve
Shtetasit e Kosovës që jetojnë në Zvicër, të cilët kanë kryer delikte, do të mund të bëjnë vuajtjen e burgut në Kosovë. Kjo parashihet në një marrëveshje të cilën Zvicra e ka realizuar vitin e kaluar me Kosovën. Ndërsa këtë të mërkurë, Këshilli Federal i Zvicrës e ka bërë marrëveshjen gati atë për ratifikim.
Marrëveshja në fjalë, e cila vlen edhe për zviceranët, që kanë kryer delikte në Kosovë, synon të lehtësojë riintegrimin në shoqëri të personave të dënuar me burg. Një i burgosur që është pranë rrethit të tij familjar e kulturor, integrohet më lehtë, pas lirimit, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal.
Përmes kësaj marrëveshje po ashtu synohet zvogëlimi i numrit të të burgosurve të huaj në burgjet zvicerane. Për burgjet e Zvicrës kjo do të përbënte një kursim substancial. Me këtë rast shteti ku është shqiptuar dënimi do të hiqte vetëm shpenzimet e dorëzimit, por jo edhe të vazhdimit të mbajtjes së dënimit.
Marrëveshja nuk i obligon shtetet respektove të pranojnë kërkesën e shtetit tjetër për pranim të të dënuarit konkret. Nga ana tjetër, i dënuari, në raste të caktuara, mund të dërgohet në vendin e prejardhjes për të vuajtur dënimin edhe pa dhënë pëlqimin e tij.
Megjithatë, marrëveshja parasheh edhe mundësinë që i dënuari të bëjë ankesë në Gjykatën Federale kundër bartjes së tij për të vuajtur dënimin në shtetin e prejardhjes
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












