E-Diaspora
Të bijtë e patriotëve Prishtina do ta ngritin flamurin e Kosovës në Kanada
E veçanta e kësaj ceremonie është se flamurin tonë do ta ngritin dy djemtë e patriotit Hysen Prishtinës dhe nipat e Xhemajl Beg Prishtinës
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës për herë të parë do të organizojë në Toronto ceremoninë e shënimit të Ditës së Flamurit këtë të diel, më 17 shkurt 2019.
E veçanta e kësaj ceremonie është se flamurin tonë do ta ngritin dy djemtë e patriotit Hysen Prishtinës dhe nipat e Xhemajl Beg Prishtinës, shkruan albinfo.ch.
Ata janë Fatosi e Fisniku. Fatosi kur ishte dy vjeç ka ikur me familje nga Kosova, e Fisniku ka lindur në Avellino të Italisë.
Asnjëri, asnjëherë nuk kane qenë në Kosovë, edhepse tashme Fatosi i ka kaluar të ’70-at e Fisniku është afër për t’i mbushur shtatë dekada.
Ndërkaq janë ndër emigrantët më të vjetër nga Kosova që kanë ardhur në Kanada. Njëherësh janë sipërmarrës shumë të suksesshëm dhe filantrop të mëdhenj.
Në vitin 1941, babai i tyre, Hyseni kur e mori detyrën e prefektit të Prishtinës, me datë 28 nëntor urdhëroi me një dekret të gjitha institucionet dhe dyqanet në Prishtinë të vendosin flamurin kuq e zi për kremtimin e festes kombëtare të shqiptarëve.
Po të njëjtin vit Hysen Prishtina hapi edhe liceun Sami Frashëri në Prishtinë. Ai po ashtu njihej si prefekt që ka bërë shumë në mbrojtjen e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë…
Gjatë takimit emocionues me ta, Fatosi mes lotësh e mallëngjimit më premtoi se do të vijë gjate verës në Prishtinë, në Kosovë… pas plot 72 vjetësh që u largua nga vendlindja!
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














