Made in Kosova
Tash nuk dërgojnë vetëm nga Zvicra në Kosovë por edhe anasjelltas
Organizatori i transportit në “Abedini Transport”, Elvir Shantiri tregon për albinfo.ch gjithçka rreth kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për të dërguar gjësende në Zvicër dhe anasjelltas
Dikur ishin vetëm mërgimtarët ata që dërgonin gjësende në Kosovë, por duket se koha ka ndryshuar dhe tani edhe nga Kosova dërgojnë shumë mallra në Zvicër. Tashmë shumë kompani merren me transportin e mallrave, njëra ndër to është “Abedini Transport”. Diaspora shqiptare dërgon shumë ndihma për familjet në Kosovë, por edhe për familjet tjera që kanë nevojë e janë në gjendje të rëndë. Kurse nga Kosova dërgojnë mobile, kuzhina e punime të dorës. Shumë kërkesa ka edhe për rroba, ndërsa kohët e fundit me të madhe po dërgohen vetura në Zvicër dhe anasjelltas. Problematike për të dyja palët janë çmimet e larta që aplikon Dogana Kosovës, për dallim nga ajo e Zvicrës që ka çmime simbolike. Organizatori i transportit në “Abedini Transport”, Elvir Shantiri në një intervistë për albinfo.ch tregon gjithçka rreth kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për të dërguar gjësende në Zvicër, por edhe ato të diasporës shqiptare.
Elviri në fillim tregon se çka dërgojnë nga Kosova në Zvicër. “Kërkesat janë të mëdha, dhe ne i mbulojmë të gjitha. Ata më shumë dërgojnë prodhime kosovare, apo punime të dorës siç themi. Mobile, kuzhina e gjëra tjera të punuara nga dora, por kemi edhe lloj-lloj kërkesash tjera”, ka thënë ai.
Dërgohen me shumicë mallra të blera në Zvicër me aksion
Shantiri më pas tregon edhe se cilat janë kërkesat e diasporës shqiptare të Zvicrës për mallrat që dëshiron t’i dërgojë në Kosovë. “Edhe ata zgjedhin mobile ose kuzhina kur ka aksione në Zvicër dhe më pas i dërgojnë në Kosovë. Shumica nga diaspora shqiptare kanë shtëpi në Kosovë dhe normalisht kur ka aksione të çmimeve të mobileve në Zvicër, i dërgojnë në Kosovë”, thekson ai.
Pasi që merret me këtë punë, Elviri duhet ta dijë më së miri: “Kontributi i diasporës shqiptare është jashtëzakonisht i madh. Ata dërgojnë shumë ndihma në Kosovë. Dërgojnë ndihmë për familjet e tyre, por edhe ndihma humanitare, duke i ndihmuar familjet që kanë nevojë”, ka shtuar tutje ai. “Ne mbulojmë tërë Zvicrën. Veprojmë në të gjitha qytetet zvicerane. Kemi kërkesa edhe nga Gjermania, Austria e vendet tjera dhe kjo mundësi mbetet e hapur për të ardhmen”. Kohët e fundit ata kanë filluar edhe me transportin e veturave. “Kemi pasur shumë kërkesa dhe kemi filluar edhe transportin e tyre nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas. Me dy kamionë transportojmë vetura, ku me një mund të bartësh nëntë vetura. Varësisht nga nevoja, huazojmë edhe kampionë të tjerë të mëdhenj që nevojiten për këso veturash”.
Dogana e Kosovës shumëfish më e lartë se ajo e Zvicrës
Ai tregon edhe një fakt interesant. “Çmimet e doganës janë më të larta në Kosovë. Duke llogaritur në përgjithësi edhe TVSH-në, atëherë paguhet 29 % në total, kurse në Zvicër është një shumë simbolike prej 8 %”. Vërejtja e tij e vetme është se ndonjëherë transportojnë gjëra që janë të ndaluara. “Shpesh herë fusin cigare, mish apo suxhuk, megjithatë, ata janë të kënaqur me shërbimet tona dhe ne mundohemi t’iu plotësojmë kërkesat atyre”, përfundoi Elvir Shantiri.
Kompania “Abedini Transport” është themeluar më 1999 nga Abedin Mahmuti, kurse që 7-8 vjet ka filluar të merret me transportin Kosovë-Zvicër. Kjo kompani numëron rreth 30-40 punëtorë
E-Diaspora
-
Arrestohen këngëtarët shqiptarë në një “Bajram party”, në Zvicër Bastisjen e ka konfirmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut. Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, janë arrestuar gjithsej...
-
Shtetasja zvicerane arrestohet në Viti për shkak të kërcënimeve
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri