Kosova
Tarifat kufitare nuk hiqen, ato tani blihen “online”
Tri institucionet kosovare, Ministria e Diasporës, Ministra e Brendshme dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë nënshkruar memorandumin me të cilin, tash e tutje policat e sigurimit do të blihen “online”
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministra e Brendshme dhe Byroja Kosovare e Sigurimit, sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, për ofrimin e shërbimeve të blerjes së policës kufitare “online“ në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës. Me këtë memorandum nuk hiqen taksat, por ato blihen me lehtë.
“Kjo iniciativë është e vjetër. Nuk është iniciativë e re, por fatkeqësisht nuk ishte realizuar. E falënderoj posaçërisht Ministrin e Brendshëm, i cili që në kontaktin e parë ka treguar gatishmëri dhe nuk na është dashur më shumë se dy takime për të finalizuar diçka që është zvarritur ndër vite”, ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Nga ana tjetër, ministri Flamur Sefaj ka treguar për procesin e kësaj iniciative, me rëndësi për diasporën kosovare.
“E gjithë iniciativa ka nisur nga zv. kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi. Edhe unë, edhe ministri vijmë nga diaspora. E kemi konsideruar që është shumë e rëndësishme kjo iniciativë, prandaj ne, si Ministri i Brendshme, i jemi bashkuar asaj”, ka thënë me këtë rast ministri i brendshëm, Flamur Sefaj.
Nga Byroja Kosovare e Sigurimit, Rrahim Pacolli ka thënë se BSK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës, për t’i shkurtuar pritjet e gjata të diasporës kosovare gjatë kthimit në atdhe. Ky ishte realizimi i premtimit të parë publik i zëvendëskryeministrit Gashi, ndërkaq po punohet që në verën e vitit 2018 policat e sigurimit të hiqen tërësisht.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










