Lajme
Tanku i ushtrisë zvicerane përfundon në kanal, lëndohen tre ushtarë
Një tank i ushtrisë zvicerane ra në një kanal në Fully në kantonin Valais të premten pasdite. Tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe janë dërguar në spital për t’u kontrolluar.
Zëdhënësja e ushtrisë, Delphine Schëab-Allemand, konfirmoi informacionin e shpërndarë nga disa media për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA në mbrëmje.
Në bordin e tankut M113 kishte tre pjesëtarë të ushtrisë. Dy ishin në gjendje të dilnin vetë, i treti u shpëtua nga punëtorët civilë të shpëtimit. Ende nuk dihet pse tanku doli nga rruga dhe ra në kanal. Sistemi i drejtësisë ushtarake ka hapur një hetim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










