Kosova
Tahiri: Të miratohet Kodi në Kuvend, për shkak të liberalizmit
Ministri ka shprehur domosdoshmërinë që ky projekt-kod të miratohet në Kuvend deri në fund të qershorit, meqë është në mesin e kushteve për liberalizim vizash
Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar Projekt-Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku janë më shumë se 100 nene, të cilat kanë pësuar ndryshime.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se në kapitullin kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë ndryshuar 19 nene. Ministri ka shprehur domosdoshmërinë që ky projekt-kod të miratohet në Kuvend deri në fund të qershorit, meqë është në mesin e kushteve për liberalizim vizash.
Tahiri ka bërë të ditur se me këto ndryshime është rritur afati i vjetërsimit të lëndëve. Anëtarët e komisionit kanë kritikuar dokumentin që thanë se ka shumë gabime gjuhësore.
Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, dhe deputeti serb, Igor Simiq, kanë kërkuar që projektligji t’i kthehet sërish Qeverisë për përmirësime, por komisioni, me 6 vota, e ka kaluar si të tillë, derisa një ka qenë kundër e një ka abstenuar.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












