Kosova
Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me Qeveri të re
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin e LDK-së, tha se javën e ardhshme Kosova do të bëhet me qeveri të re.
Ai ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje në mes partnerëve të mundshëm të koalicionit, ndërkohë theksoi se një marrëveshje e tIllë është shumë e nevojshme.
Tahiri tha se po bëhen përgatitjet edhe për mbajtjen e seancës së Kuvendit nga e cila do të dilej me një qeveri të re.
“Është duke u punuar për t’u përgatit kjo seancë, javën e ardhshme jam i bindur që do të ketë një qeveri të re”, tha Tahiri.
Duke kujtuar që Këshilli Drejtues i AAK-së e ka votuar marrëveshjen me LDK-në, Tahiri tha se beson që shumë shpejtë mandatari, Avdullah Hoti do të dalë me marrëveshjen finale.
“Deri më tani nuk ka një marrëveshje, diskutuam, dëgjuam, komunikuam bashkërisht. Shumë shpejtë besoj mandatari Hoti do të del me marrëveshjen finale. Mendoj që një marrëveshje e shpejtë me LDK, AAK-në dhe parti të tjera për të nisur një qeveri të re, për të ndihmuar gjendjen e rëndë në pandemi e në veçanti për të regjeneruar ekonominë e cila është në një gjendje shumë të rëndë, është më se e nevojshme, më se e domosdoshme”, tha Tahiri.
Tahiri pranoi se emri i tij, i Selim Selimit e Blerim Kuçi janë përfolur si emra për poste ministrore.
Ndërkohë për qeverinë Kurti tha se po merr vendime të padrejta, derisa përmendi shkarkimet e bëra për të cilat tha se po bëhen pa vlerësim e procedurë, andaj sipas tij, ata do t’i fitojnë rastet në gjykata.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














