Lajme

SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten

Linja ajrore kombëtare do të nisë sërish fluturimet për në qytetin izraelit nga nesër, përcjell albinfo.ch.

“Situata tani është shumë më e qartë se sa ishte një javë më parë”, tha kompania, për të justifikuar vendimin e saj.

Fluturimet për në Bejrut, megjithatë, do të mbeten të pezulluara deri më 30 prill dhe SWISS gjithashtu do të vazhdojë të shmangë hapësirën ajrore iraniane për arsye sigurie.