Muzikë
“Swiss Albania Event”, festë të përbashkët kushtuar traditës shqiptare në Lozanë
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar javë më parë, shoqata “Swiss Albania Event” ka realizuar një festë të përbashkët midis miqsh, të rritur dhe fëmijë, festë kjo e dedikuar traditës dhe kulturës shqiptare, duke mos harruar edhe artin e letërsisë, shkruan albinfo.ch.
Aina Hoti, drejtoreshë e kësaj shoqate, organizoi këtë festë – koktej të mbajtur në fundjavën që lëmë pas, më 3 tetor, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë kulturore (29 Shtator) dhe Ditës Botërore të Përkthimit (30 Shtator), në Lozanë, ku morën pjesë shkrimtarë, si Arbër Ahmetaj, pastaj përfaqësues nga Ambasada shqiptare, Valon Gashi dhe Elona Dushallari.
Në këndin e fëmijëve ishte Rina Cela Grasset, që ka përkthyer librin nga përrallat shqip në frëngjisht, ku prezantoi librin e saj dhe argëtoi fëmijët e vegjël me përrallat shqip, pastaj kishte edhe lexim historie për atdhedashurinë, duke u mësuar fëmijëve historinë e Shqipërisë.
“Dikur u mbledhnim vetëm burrat, tani jam i lumtur që sot jemi e gjithë familja shqiptare bashkë”, është shprehur Arbër Ahmetaj. Kjo, sepse në këtë festë fokusi kryesor ishin fëmijët e mërgimtarëve të diasporës shqiptare, duke mos lënë anash edhe të rriturit, për ta bërë një festë më ndryshe se herave të tjera.
Po ashtu duhet theksuar se në këtë event, u ndan edhe certifikata për fëmijët që konkurruan për vizatimet më të mira, në kohë pandemie. Shoqata “Swiss Albania Event” vazhdimisht ka organizuar aktiviete online, aktivitete këto që bënin zhvendosjen e vëmendjes nga pandemia te gjërat pozitive dhe më produktive për diasporën shqiptare dhe më gjerë.
Të gjithë të pranishmit vlerësuan këtë event, duke e konsideruar me vlerë parësore, veçmas për fëmijët që mësojnë traditat dhe kulturën e mirëfilltë shqiptare. /Albinfo.ch



https://www.facebook.com/sae.culture/posts/868260293712095
https://www.facebook.com/194650117739786/videos/4455444874526628
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











