Kosova
Sulmohen me bomba shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së
Nëpërmjet një reagimi, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit
Dy mjete shpërthyese janë hedhur mbi dy shtëpi të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në rajonin e Zubin Potokut, komunë e banuar me serbë lokalë. Këta dy pjesëtar janë nga komuniteti serb, i cili po e konteston forcimin dhe transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Pas sulmit vjen menjëherë reagimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit e dënon sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, duke thekuar e “sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cenon jetë njerëzish dhe synon të pengoj përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit”.
Nëpërmjet një reagimi, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërkohë që iu bën thirrje edhe qytetarëve të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e këtij akti kriminal.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












