Kosova
Sulmi i ministrit ndaj gazetarit, IPK kërkon pezullimin e dy zyrtarëve policorë
Inspektoriati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, që të suspendojë me pagesë dy zyrtarë policorë, që kanë qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kur është sulmuar gazetari Ensar Ramadani ditën e martë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar një ditë më parë se Ramadani është sulmuar fizikimisht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala.
Sipas AGK-së, Ramadani është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të marrë informacion rreth gjendjes shëndetësore të Luan Malokut, këshilltarit të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili kishte mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Inspektoriati ka thënë se ka njoftuar prokurorin kompetent për këtë rast dhe në koordinim me të janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezentë kur ka ndodhur incidenti.
“Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, është thënë mes tjerash në komunikatën e IPK-së.
Pa numëruar rastin e fundit, AGK-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë ditës së martë se gjatë këtij viti në Kosovë, 17 gazetarë janë përballur me sulme fizike apo janë penguar gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Po të martën Organizata e Reporterëve pa Kufij ka thënë në raportin e saj vjetor se gazetaria mbetet një “profesion i rrezikshëm”, me 49 gazetarë të vrarë këtë vit, 389 të burgosur dhe 57 të tjerë pengje, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













