Lajme
Sulm me thikë në një park në Gjermani, plagosen 4 persona, mes tyre një fëmijë
Dyshohet se autorët e sulmit ishin dy. Njëri prej tyre ka tentuar të arratiset nëpër shinat e qarkullimit të trenave por është arrestuar nga Policia.
Një sulm me thikë ndodhi këtë të mërkurë në Gjermani në një park në qytetin bavarez të Aschaffenburg. Në rrethana ende të paqarta kanë mbetur të plagosur katër persona mes tyre edhe një fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave vendase dyshohet se autorët ishin dy, të cilët kanë mundur të arrestohen nga Policia. Njëri prej tyre tentoi të arratiset nëpër shinat e qarkullimit të trenave por është kapur nga efektivët. Si rezultat i sulmit është bllokuar përkohësisht qarkullimi i trenave në stacionin jugor të zonës.
Sulmi shkaktoi panik tek qytetarët që ishin të pranishëm në park. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat sesi ndodhi sulmi, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të sulmit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











