Lajme
Sulm me thikë në një filial të Lidl-it, vritet një grua
Një grua humbi jetën pas një sulmi me thikë në një filial të Lidl-it në Ratzeburg. I dyshuari për sulmin u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për dyshimin për vrasje.
Një sulm me thikë ka ndodhur të mërkurën në një filial të supermarketit Lidl në qytetin Ratzeburg, në landin gjerman Schleswig-Holstein. Si pasojë, një grua e cila ishte plagosur rëndë ka ndërruar jetë, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, policia dhe ekipet e emergjencës zhvilluan një operacion të madh në vendngjarje rreth orës 15:45, pas disa thirrjeve emergjente për një sulm me thikë.
Gruaja dyshohet se është sulmuar me thikë në zonën pranë arkave. Policia dhe prokuroria konfirmuan më vonë vdekjen e një personi.
I dyshuari për sulmin, një 44-vjeçar gjerman, është plagosur rëndë dhe është transportuar në spital për trajtim.
Zona përreth supermarketit është rrethuar nga policia për të mundësuar hetimet dhe mbledhjen e provave. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik për sigurinë e publikut.
Komisioni i hetimeve për vrasje në Inspektoratin Kriminal të qarkut dhe Prokuroria e Lübeck-ut kanë nisur hetimet për dyshimin për një vepër penale të vrasjes.
Dëshmitarët neutralizuan të dyshuarin
Sipas dëshmive të publikuara nga mediat lokale, dy persona që ndodheshin në supermarket kanë ndërhyrë për ta neutralizuar të dyshuarin.
Njëri prej dëshmitarëve ka deklaruar se, së bashku me një person tjetër, arriti ta rrëzonte dhe ta mbante të dyshuarin në tokë. Ai tha gjithashtu se nuk kishte krijuar përshtypjen se viktima dhe i dyshuari njiheshin para ngjarjes.
Në momentin e sulmit, në supermarket ndodheshin rreth 20 klientë.
Sipas raportimeve, dy dëshmitarët që ndërhynë ishin punëtorë ndërtimi. Ata dyshohet se përdorën shishe për ta zmbrapsur sulmuesin dhe më pas arritën ta mbanin nën kontroll derisa ndërhynë autoritetet.
Hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e sakta të sulmit janë duke vazhduar./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”










