Lajme
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima
Stuhi të fuqishme përfshijnë Zvicrën, Cyrihu në epiqendër të motit të keq
Stuhitë e fuqishme që goditën Zvicrën të premten mbrëma shkaktuan reshje intensive shiu, erëra të forta dhe mijëra vetëtima, duke prekur veçanërisht rajonin e Cyrihut. Brenda vetëm një deri në dy orësh, në disa zona ra pothuajse gjysma e sasisë mesatare të reshjeve që zakonisht regjistrohen gjatë gjithë muajit qershor, përcjell albinfo.ch.
Sipas meteorologëve të Meteo News, rajoni i Cyrihut ishte epiqendra e motit të keq. Në Sihlbrugg u regjistruan 57 litra reshje për metër katror, ndërsa në Küsnacht dhe Opfikon ranë përkatësisht 54 dhe 53 litra për metër katror.
“Rajoni i Cyrihut u godit me gjithë forcën e stuhisë”, deklaroi meteorologu Roger Perret, duke theksuar se sasia e reshjeve ishte jashtëzakonisht e lartë për një periudhë kaq të shkurtër.
Reshjet shkaktuan përmbytje lokale në rrugë dhe vështirësuan qarkullimin në disa pjesë të qytetit.
Përveç shiut të dendur, stuhitë u shoqëruan edhe me erëra të fuqishme. Në zonat më të larta u regjistruan shpejtësi të erës deri në 89 kilometra në orë, ndërsa dëmet e raportuara në terren, përfshirë pemë të rrëzuara, sugjerojnë se në disa vende erërat mund të kenë qenë edhe më të forta.
Motit iu shtua edhe një rënie e menjëhershme e temperaturave. Brenda pak orësh, temperaturat ranë me 12 deri në 15 gradë Celsius, duke e kthyer një mbrëmje të nxehtë vere në mot të freskët dhe me stuhi.
Një spektakël i vërtetë u regjistrua edhe në qiell. Vetëm në rajonin e Cyrihut u numëruan saktësisht 6.888 vetëtima, shifra më e lartë në gjithë Zvicrën gjatë së premtes mbrëma.
Edhe pse stuhitë zgjatën vetëm disa orë, ato lanë pas dëme dhe probleme në disa zona të vendit, ndërsa autoritetet vazhdojnë të vlerësojnë pasojat./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa










