Shqipëria
Stuhia që përfshiu rajonin, dy të vdekur në Shqipëri dhe dëme të mëdha
Moti i keq ka shkaktuar pasoja të rënda në Shqipëri dhe në vendet përreth, duke lënë pas dy viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi jetën në Himarë, pasi ra nga një shtyllë elektrike gjatë punës për riparimin e defekteve të shkaktuara nga stuhia. Ndërkohë, në Ksamil u gjet trupi i pajetë i një peshkatari 61-vjeçar. Dyshohet se ai është mbytur në det pasi kishte dalë për peshkim, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Stuhia me reshje të dendura dhe erëra të fuqishme ka shkaktuar dëme në disa zona të Shqipërisë, veçanërisht në Vlorë, Fier, Sarandë dhe Librazhd.
Në Sarandë, tre persona u lënduan si pasojë e motit të keq dhe morën trajtim mjekësor në spital. Ndërkohë, në Himarë, Policia Kufitare shpëtoi pesë persona të një familjeje, përfshirë tre fëmijë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në det për shkak të stuhisë. Ngjarja ndodhi pranë plazhit të Jalës.
Pasojat e motit të keq u ndjenë edhe në Kosovë, ku disa zona pësuan dëme të mëdha në infrastrukturë, rrjetin elektrik dhe bujqësi. Istogu, Suhareka dhe Lipjani u renditën ndër zonat më të prekura. Autoritetet kanë paralajmëruar mundësinë e një vale të re stuhish dhe kanë kërkuar nga qytetarët të tregojnë kujdes.
Stuhia goditi gjithashtu disa pjesë të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë. Meteorologët kanë ngritur nivelin e alarmit edhe për disa rajone të Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë, ku priten reshje të fuqishme, breshër i madh dhe erëra të forta gjatë orëve në vijim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












