Lajme
Stuhi e fuqishme nëpër Zvicër, autostrada nën ujë dhe ndërprerje të energjisë elektrike
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë mëngjesin e së premtes disa pjesë të kantonit Aargau, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër të madh dhe erëra të forta. Në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa probleme janë raportuar edhe në autostradë.
Moti i keq goditi Aargaun mëngjesin e së premtes, më 28 gusht. Stuhia u shoqërua me reshje të dendura shiu dhe breshër, kokrrat e të cilit në disa zona arritën madhësinë e topave të pingpongut, përcjell albinfo.ch.
Pamje nga Aarau dhe Rheinfelden tregojnë intensitetin e madh të stuhisë, ndërsa erërat e forta dhe breshëri kanë krijuar kushte të vështira në disa pjesë të kantonit.
Autostrada pranë Birrfeldit përmbytet
Probleme janë regjistruar edhe në komunikacion. Në zonën e nyjës së autostradës Birrfeld, në drejtim të Badenit, pjesë të rrugës janë përmbytur si pasojë e reshjeve të mëdha.
Sipas raportimeve nga terreni, në këtë zonë është përmbysur edhe një kamion. Ende nuk ka informacione të plota për rrethanat e incidentit apo për persona të lënduar.
Pa energji elektrike disa komuna
Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa komuna të Aargaut.
Të prekura janë Böztal, Hornussen, Eiken, Frick, Gipf-Oberfrick, Hellikon, Schupfart, Wegenstetten, Zeiningen, Zuzgen, Niederrohrdorf dhe Oberrohrdorf.
Sipas kompanisë energjetike AEW, shkak i ndërprerjeve është stuhia. Parashikohej që problemet me furnizimin të zgjasnin rreth një orë.
Ende nuk dihet shkalla e dëmeve
Për momentin nuk ka një bilanc të plotë të dëmeve materiale të shkaktuara nga stuhia. Policia Kantonale e Aargaut ende nuk ka publikuar një vlerësim të përgjithshëm të situatës.
Ndërkohë, autoritetet federale kanë paralajmëruar për stuhi të tjera të fuqishme. Ndryshimi i motit pritet të përfshijë edhe pjesë të tjera të Zvicrës, megjithëse në shumë rajone paraditja e së premtes nisi me mot me diell.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat ku priten reshje intensive, breshër dhe erëra të forta.
Foto. Argauer Zeitung
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












