Lajme
Studim: Zviceranët kanë dukshëm më shumë të ardhura tani
Eksiztojnë dallime rajonale
Pavarësisht inflacionit, një familje mesatare zvicerane ka në dispozicion rreth 7300 franga më shumë se 12 vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Ky është konstatimi i një studimi të publikuar të martën nga Bank Cler’s Swiss Income Monitor dhe BAK Economics.
Si një tregues se si janë rritur të ardhurat mesatare vjetore të familjeve zvicerane – ishin 63,149 franga më 2007, duke arritur në 80,000 sot.
Megjithatë, ka dallime rajonale: sipas studimit, kantonet me taksa të ulëta si Zug, Schwyz dhe Nidwalden, janë në krye të renditjes së të ardhurave. Në Zug, për shembull, të ardhurat mesatare janë 116,000 franga, në Schwyz 102,000 franga, Cyrih 80,000 franga dhe Gjenevë 77,000 franga.
Familjet në Valais dhe Jura fitojnë më së paku – respektivisht 55,000 dhe 51,000.
Arsyeja e pabarazisë së të ardhurave nuk është vetëm norma e taksave, por edhe struktura e industrisë, zbuloi sondazhi.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












