Lajme
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje
Analiza tregon se ushqimet në Gjermani, Francë dhe Itali kushtojnë deri në 63% më pak se në Zvicër, falë forcimit të frangut zviceran.
Forcimi i vazhdueshëm i frangut zviceran po u sjell përfitime të konsiderueshme konsumatorëve që bëjnë blerje në vendet fqinje të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Sipas një analize të re të kompanisë së shërbimeve financiare Wise, frangu është forcuar me rreth 16 për qind kundrejt euros gjatë pesë viteve të fundit, duke rritur ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve zviceranë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, 1 frang zviceran këmbehet me rreth 1.08 euro, çka do të thotë se blerjet në vendet e Eurozonës janë bërë edhe më të leverdishme për banorët e Zvicrës.
Studimi zbulon se disa produkte ushqimore kushtojnë deri në 63 për qind më pak në vendet fqinje:
Gjalpi (250 gramë) është rreth 63% më i lirë në Gjermani.
Një paketë me 10 vezë kushton rreth 63% më pak në Francë.
Dy kilogramë mollë Gala janë 62% më të lira në Itali.
Në përgjithësi, Gjermania rezulton destinacioni më i favorshëm për blerjet ushqimore, ku konsumatorët nga Zvicra kursejnë mesatarisht rreth 40 për qind.
Nga ana tjetër, për produktet luksoze avantazhet janë më të kufizuara. Për shembull, çanta Hermès Arçon Slim mund të blihet rreth 7% më lirë jashtë Zvicrës, ndërsa ora Omega Speedmaster Professional Moonwatch kushton rreth 200 franga më pak në Gjermani pas rimbursimit të TVSH-së.
Megjithatë, studimi thekson se pajisjet elektronike shpesh janë më të lira në Zvicër, kryesisht për shkak të normës më të ulët të TVSH-së, e cila është 8.1%, krahasuar me mesataren prej 21% në vendet e Bashkimit Evropian. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












