Lajme
Stina e pranverës në Kosovë vjen me ngritje të temperaturave
Stina e pranverës në Kosovë do të vijë me ngritje të temperaturave në vendin tonë.
Sipas Prishtina Weather, nga dita e hënë në Kosovë do të ketë përmirësim të motit.
“Mot stabil e kryesisht me diell në ditët e para të pranverës. Fillimisht ngrica orëve të mëngjesit, nga dita e enjte më butë. Fushat anticiklonike do të dominojnë hapësirat e kontinentit evropian edhe gjatë javës së parë të pranverës, që zyrtarisht fillon sot, më 20 mars, në orën 16:33, në hemisferën veriore. Nën këto kushte do të mbajë mot stabil, kryesisht me diell. Në ditët e para të javës paraqiten edhe vranësira kalimtare, megjithëse pa ndonjë mundësi për të reshura. Gjithashtu orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, e nga dita e enjte gjatë ditës do të kemi mot më të butë”, bën të ditur Prishtina Weather.
Ndërkaq deri në fund të javës pritet që temperaturat të arrijnë deri në 17 gradë celcius.
“Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premte, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjte dhe të premte. Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s. Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies”, bën të ditur Prishtina Weather”.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










