Bota
Stamboll: Përplas autobusin në njerëz, i ther dy persona dhe hidhet në det
Një ngasës autobusi në Stamboll e përplasi automjetin në një turmë që po priste aty ndanë, i theri disa njerëz me thikë dhe më pas kërceu në det.
Nuk është e qartë nëse 33-vjeçari e përplasi autobusin me qëllim apo jo në turmë, në incidentin që ndodhi të dielën pasdite.
Ai provoi të ikte nga vendi i ngjarjes, por u ndalua nga një burrë tjetër. Më pas, ai e theri me thikë atë dhe sulmoi edhe të tjerë që provuan ta ndalnin, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Të paktën 13 njerëz janë lënduar nga ky incident, përfshirë dy fëmijë. Pesë prej tyre besohet se janë të lënduar rëndë.
Mes të lënduarve, tre qëlluan të ishin qytetarë iranianë.
Detektivët deklaruan se ngasësi i autobusit kërceu në det në përpjekjen për të ikur, por më pas u arrestua nga zyrtarët policorë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














