E-Diaspora
Stadiumi i Bajernit i fal Dollogozhdës së Strugës 255 ulëse
Gëzimi i Kreshnik Dervishit ka qenë i madh kur ka parë se FC Byerni i madh i ishte përgjigjur pozitivisht, duke i lënë në dispozicion fillimisht 100 nga karriget e çmontuara
Athua çfarë kërkojnë karriget e stadiumit të Bajernit të Munihut në Dologozhdë të Strugës? Një pamje mbresëlënëse nga fusha e sportit e shkollës “Nuri Mazari” të fshatit Dollogozhde të Strugës tregon disa radhë karrigesh të montuara me rregull dhe mbi to një numër transparentesh e flamujsh.
“Dollogozhda falënderon Bajernin e Munihut” “Danke Bayern München” dhe pankarta tjera mund të lexohen në “stadiumin” e fshatit. Sekreti i gjithë kësj qëndron në një aksion që shoqata e Dollogozhdës me seli në Zvicër ka ndërmarrë në bashkëveprim me stadiumin Allianz Arena” të Bajernit. Pasi që stadiumi në fjalë ka vendosur që një pjesë të tribunës së tij jugore, atë të tifozëve ë tij më të flakët ta shndërrojë në zonë për qëndrim në këmbë, 255 karrige kanë mbetur pa funksion. Këto karrige në gjendje mjaft të mirë kanë përfunduar në fshatin 3000 banorësh të Strugës, në Maqedoni.
Shoqata e Dollogozhdës në Zvicër, e themeluar para tri gjeneratash, ndër qëllimet e veta ka edhe përmirësimin e cilësisë së mësimit në shkollën e fshatit. Edhe sjellja e standardit të Bajernit në fshat shkon drejt përmbushjes së një qëllimi të tillë.
Sigurimi i karrigeve për fushën e sportit nga Bajerni ka kaluar nëpër një rrugë interesante. Kreshnik Dervishi nga Dollogozhda me qëndrim në Zvicër, një tifoz i flakët i Bajernit prej shumë vitesh dhe pjesëtar i organizatës ndërkombëtare të tifozëve FCBWW, kishte informacione se një numër karrigesh të stadiumit të madh ishin në dispozicion të lirë. Ai i ka shkruar FC Bayernit për të pyetur nëse ka mundësi që ato të vendoseshin në stadiumin e shkollës së fshatit të tij.
Gëzimi i tij ka qenë i madh kur ka parë se FC Byerni i madh nuk kishte pritur shumë dhe i ishte përgjigjur pozitivisht, duke i lënë në dispozicion 100 nga karriget e çmontuara. Pas transportimit të karrigeve në Dollogozhdë, Kreshniku bashkë me kryetarin e shoqatës, Vezir Dervishin janë takuar me krerët e Bajernit. Me këtë rast ata i kanë kërkuar edhe 155 karrige tjera, të cilat Bajerni nuk ka ngurruar t`ua dhuronte.
Me rastin e hapjes së “stadiumit” në Dollogozhdë u organizua një turne i vogël futbolli ndërsa karriget u përuruan me një koreografi të tifozëve.
Kështu, me një gjest të vogël simpatik, FC Bajerni ka bërë të lumtur një regjion të tërë dhe një numër të madh fëmijësh.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












