E-Diaspora
St. Gallen: Plagoset rëndë shqiptari 21-vjeçar
Siç merret vesh ndërkohë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka zgjatur disa orë, të riut i është shpëtuar jeta
Rreth orës 5 të mëngjesit të së dieles, në një klinikë të Cyrihut është sjellë në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra i riu shqiptar E. A. (emri i njohur për redaksinë).
Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në St.Gallen, E. A., 21-vjeçar është therur pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare. Një therje e ka marrë afër zemres dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.
Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën, shkruan albinfo.ch.
Therja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











