Të tjera
Sportistët bënë që flamuri i Kosovës të valojë në Bosnjë
Ekipi Olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019”, raporton faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ceremonia hapëse u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin olimpik “Asim Ferhatoviq Hasa” të Sarajevës, në të cilin 35 vjet më parë u hapën Lojërat Olimpike Dimërore “Sarajeva 1984”, përcjell albinfo.ch.
Flamurin e Kosovës e barti skitarja 16-vjeçare, Klea Vrella. Krahas Vrellës, Ekipi Olimpik i Kosovës gjatë parakalimit përbëhej edhe nga: Elba Kokaj (skitare), Feim Kollçaku (trajner), Egzon Agani (trajner), Jeton Rudari (shef i misionit) dhe Kushtrim Krasniqi (zyrtar për media). Vendi ynë po përfaqësohet në EYOF me të dy skitaret, Klea Vrella dhe Elba Kokaj.
Hapjen zyrtare të EYOF-it, para rreth 20 mijë tifozëve dhe 1600 sportistëve nga 46 shtete të Evropës, e bënë presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq, si dhe drejtuesit e shtetit boshnjak dhe qytetit të Sarajevës.
Më pas ceremonia u përshkrua me koreografi madhështore, të përcjella me fishekzjare.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














