Sallata
Spinaq i fërguar me hudhra
Një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme e që mund të jetë zgjedhja ideale për ata që nxitojnë, por që duan të hanë shëndetshëm.
• 1 lugë vaj kikiriku (apo vegjetal),
• 1/2 kg spinaq,
• 3 thelpinj hudhër (të prerë hollë),
• 1/2 luge kripë,
• 1/8 luge sheqer.
Përgatitja:
Pastrojeni dhe më pas thani spinaqin. Kalojeni atë në mbajtësen e sallatës ose shtypeni me peshqirin e kuzhinës që të siguroheni që spinaqi të jetë sa më i thatë para gatimit.
Priteni dhe largoni ndonjë gjethe të hollë. Më pas tiganin thajeni mirë në flakë të lartë, ndërsa më pas hidhni vajin dhe skuqini hudhrat përreth 20 sekonda.
Shtoni menjëherë dhe spinaqin, të gjithin njëkohësisht. Përziejini masën derisa të shihni që cepat e fletëve të spinaqit janë zbutur, përreth 30 deri në 60 sekonda.
Shtoni sheqerin bashkë me kripën, duke spërkatur masën e spinaqit dhe lëreni derisa të vëreni që spinaqi është gatuar mjaftueshëm, por që sërish e ruan ngjyrën e shndritshme të gjelbër. Shërbejeni menjëherë.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











