Sport
Spanja humb të drejtën e organizimit të Evropianit të Peshëngritjes, për shkak të Kosovës
Qeveria spanjolle nuk i është përgjigjur letrës së dërguar më 27 mars nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF), përmes së cilës do të garantonte pjesëmarrjen e Kosovës në këtë kampionat
Spanja ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian U-23 të Peshëngritjes, për shkak të moslejimit të pjesëmarrjes së peshëngritësve të Kosovës.
Qeveria spanjolle nuk i është përgjigjur letrës së dërguar më 27 mars nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF), përmes së cilës do të garantonte pjesëmarrjen e Kosovës në këtë kampionat, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Për këtë arsye, Spanja është njoftuar nga Federata Evropiane që ka humbur të drejtën e organizimit të këtij kampionati, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës (FPK), Astrit Hasani, i cili është njoftuar edhe nga EWF-ja.
Spanja është njëra nga vendet e pakta evropiane që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj.
Kampionati në fjalë ishte paraparë të mbahej prej 23-31 tetor 2018, kurse tani pritet të zhvendoset në Poloni.
Javën e kaluar, gjatë Konventës së SportAccordit, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe Asociacioni i Federatave të Sporteve Olimpike Verore, kishte kërcënuar me dënime shtetet që diskriminojnë sportistët e Kosovës me moslejimin e pjesëmarrjes së tyre shkaku i politikës dhe një gjë e tillë duket se dha efektin e saj të dielën.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













