Koronavirusi: çast pas çasti
Spanja fillon hapjen graduale
Spanja është ndër vendet më të prekuara nga pandemia e koronavirusit, jo vetëm për nga numri i të infektuarve por edhe nga rastet e vdekjeve nga ky virus.
Pas më shumë së dy muajsh pothuajse izolimi të plotë, vendi ka filluar rihapjen graduale.
Në rrugët e Spanjës, qytetarët kanë filluar të dalin për shëtitje për herë të parë në disa javë, pas lehtësimit të masave anti-COVID-19 në vend.
Spanja është përballur me një nga shpërthimet më të mëdha të koronavirusit – më shumë se 213,000 raste të prekura dhe 24,500 viktima dhe kishte hyrë në izolim në mars.
Qytetarët ishin të lejuar të dalin vetëm për të blerë ushqime apo barna, apo për të shkuar në punë në rast të pamundësisë për të punuar nga shtëpia.
Deri javën e kaluar, Spanja ishte një nga vendet ku fëmijët nuk mund të dilnin fare nga shtëpia, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















