Kosova
Sot, “Sofra për kurbetqarët” në Prizren
Koncerti do të mbahet në qiellin e hapur, në qendër të Prizrenit, duke filluar nga ora 19:00
Sot në Prizren do të shtrohet sofra për mërgimtarët, ku ftohen të gjithë kurbetqarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme, në të cilën nën përkujdesjen e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, në Kejin e Lumbardhit, në sheshin Shatërvan, nga ora 19:00, transmeton “Koha.net”.
Koncerti i madh për kurbetqarët organizohet nga AKV “Emin Duraku”, ndërsa për përgatitjen teknike përkujdeset Studio “Helix”, përcjell albinfo.ch.
Istref Krasniqi, drejtor i Studio “Helix”, thotë se çdo gjë është e gatshme për shfaqjen në skenë të katër SHKA-ve nga Prizreni, grupit artistik nga Kukësi dhe shumë këngëtarëve të këngës popullore.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, përveç që do t’u drejtohet mërgimtarëve me një fjalë rasti, do të ndajë mirënjohje për mërgimtarët që nëpër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.
Në mbrëmjen “Sofra e kurbetqarëve” me programet e tyre do të paraqiten: AKV “Emin Duraku” si organizatore e koncertit, AKV “Lidhja e Prizrenit”, Grupi Folklorik nga Kukësi, SHKA “Dogri Yol”, SHKA “Sharski Behar” dhe shumë këngëtarë.
Koncerti do të mbahet në qiellin e hapur në qendër të qytetit të Prizrenit, duke filluar nga ora 19:00.
“Sofra e mikpritjes për kurbetqarët” organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














