Kinema
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff të Cyrihut
Filmi “The Land within”, i regjisorit të ri shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni), pas një rruge të suksesshme festivalesh ka filluar edhe shfaqjen në kinematë zvicerane.
Nga 1 maji ka filluar shfaqja e këtij filmi që në fokus ka pasojat e luftës së Kosovës, filloi në qytetin Pully, të Kantonit Vaud, në kinemanë “CityClub”. Më tej, “The Land Within” mund të shihet në kinema të ndryshme të qyteteve, kryesisht të Zvicrës frankofone, si Gjenevë, Aigle, Friburg etj. Sot, më 4 maj, ky film do të shfaqet edhe në Cyrih, në kuadrin e festivalit të filmit “Kino Kosova”.
Ky film që flet për pasojat nga lufta në Kosovë, ka fituar çmimin kryesor në festivalin e filmit në Talin (Estoni), i cili i takon kategorisë së parë të festivaleve botërore të filmit. Së fundi, filmi ishte nominuar për çmimin e filmit më të mirë të Zvicrës, në festivalin kryesor të filmit në vend, në Solothurn.
Fisnik Maxville (Maxhuni) ka marrë çmimin “Personalitet i Vitit” për Kulturë/Film nga platforma mediale albinfo.ch për vitin 2023.
I lindur në vitin 1989 në Kosovë, Fisnik Maxville kishte statusin e refugjatit në Zvicër deri në vitin 2005. Ai ka studiuar për Film në ECAL / HEAD, duke përfunduar studimet me diplomë Master. Filmi i tij i parë Lost Exile (2016) u shfaq premierë në Locarno dhe fitoi një çmim të jurisë.
Ai ka bërë skenarin dhe regjinë e filmit “The Valley of Happiness” (2017), Zvicra (2018) dhe “Endgame” (2020). The Land Within është filmi i tij debutues si film artistik me metrazh të gjatë. Ai aktualisht është duke punuar në disa filma artistikë, mes tyre “Cotton Hands” dhe “Anima”.
Në vazhdim, shfaqjet e filmit “The Land Within”
04.05.2024, nga ora 18:40, në kinemanë RiffRaff, Cyrih
05.05.2024, nga ora 18:00, në kinemanë, Royal, Ste-Croix
06.05.2024, nga 20 :30, në kinemanë Astor, Vevey
07.05.2024, në kinemanë Rex, në Fribourg
08.05.202, nga ora 18:00, në kinemanë Cinepel, Neuchâtel
13 mai 2024, në kinemanë, La Grange, në Delémont
16 mai 2024, në kinemanë Cinéma d’Oron, në Oron.
Subjekti i filmit, në pak rreshta:
Në vitin 2008 Remo u kthye në vendin e tij në Kosovë pas vitesh mërgimi. Ai ka për detyrë të ndihmojë kushërirën e tij, Una, të zhvarrosë një varr masiv, ku shumica e anëtarëve të familjes së saj u varrosën gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekretet e familjes që detyrojnë Remon dhe Unën të vënë në dyshim të ardhmen e tyre. Një film për të vërtetat e mundshme në një vend që njeh vetëm mbijetesë.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














