Lajme
Sot në Vjenë u mbajt tubim në përkrahje të Republikës së Kosovës
“*Qendroni me Kosovën!”, “Mbroni demokracinë dhe paqen!”, “Ndaloni autokratët!”, “Ne nuk kemi nevojë edhe për një luftë tjetër!”, janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët pjesëmarrës në këtë tubim, raporton albinfo.at
Nën organizimin e këshilltares lokale të Bashkimit Evropian dhe kryetares së shoqatës “Vienna goes Europa”, Kati Schneeberger, sot në sheshin “Platz der Menschenrechte” në Vjenë, u mbajt një tubim me komunitetin shqiptarë, të cilët ishin mbledhur në përkrahje të Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve dhe tensioneve të ditëve të fundit në veri.
Qytetarët e grumbulluar kishin shkruar disa pankarta për të dërguar mesazhe për Bashkimin e Evropian që të qëndrojnë me Kosovën duke mbrojtur demokracinë dhe paqen.
“*Qëndroni me Kosovën!”, “Mbroni demokracinë dhe paqen!”, “Ndaloni autokratët!”, “Ne nuk kemi nevojë edhe për një luftë tjetër!”, janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët pjesëmarrës në këtë tubim, raporton albinfo.at
Organizatorja Kati Schneeberger ka falënderuar qytetarët e grumbulluar në këtë tubim duke thënë se vetëm duke qenë të bashkuar dërgojmë edhe mesazhet në vendet e duhura.
Ajo tha se gjatë javës së kaluar ishte në Kosovë, ku kishte atje takime me shqiptarët, serbet dhe komunitet tjera dhe që sipas saj, të gjithë dëshirojnë të jetojnë në qetësi dhe paqe.
“Ata dëshirojnë shkollim më të mirë, punë, sistem më të mirë të shëndetësisë, aktivitete dhe mundësi për të rinjtë. Ata dëshirojnë të jetojnë në qetësi dhe paqe me njëri-tjetrin, në një vend pa korrupsion, pa bande kriminale dhe pa përzierje politike me Beogradin”, thotë ndër të tjera ajo, shkruan albinfo.at
Zonja Schneeberger ka folur gjithashtu edhe për reagimin e BE-së, kur kanë dënuar Kosovën për mbrojtjen e institucioneve të saj dhe zbatimin e demokracisë, ndërsa nuk ka dënime për Serbinë, e cila ka shkaktuar sulme të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe Policisë së Kosovës.
Në vazhdim në këtë tubim folën edhe veprimtarët shqiptarë në Austri, Idriz Smajli dhe Fatmir Osmani, ndërkohë manifestimin e udhëhoqi, zonja Kaltrina Durmishi.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













