Lifestyle
Sonte nata e Zvicrës dhe Shqipërisë
Pesë shtete janë kualifikuar automatikisht në finale Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli
Sonte është nata e dytë e “Eurovisionit” që po mbahet në Izrael. Dje është zhvilluar gjysmëfinalja e parë, derisa sonte është gjysmëfinalja e dytë. Finalja është më 18 maj, shkruan albinfo.ch.
Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, derisa vetëm dhjetë prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Shqipëria, nën përfaqësimin e artistes Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Zvicra përfaqësohet nga Luca Hanni me këngë “She Got Me”.
Transmetuesi publik i çdo vendi ka emëruar pesë profesionistë të industrisë muzikore si anëtarë të jurisë për të hedhur votën e tyre. Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.
Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit.
Pesë shtete janë kualifikuar automatikisht në finale Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli. Nga nata e parë janë kualifikuar: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.
Lista e natës së dytë
Armenia – Srbuk me “Walking Out”
Irlanda – Sarah McTernan me “22”
Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”
Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”
Letonia – Carousel me “That Night”
Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”
Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”
Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”
Austria – PÆNDA me “Limits”
Kroacia – Roko me “The Dream”
Malta – Michela me “Chameleon”
Lituania – Jurij Veklenko me “Run With The Lions”
Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”
Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”
Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”
Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”
Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”
Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë