Lajme
Snapchat anulon filtrin që ka qenë faktor për një seri aksidentesh
Është prezantuar në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë është kritikuar si një motivues shtesë për shpejtësinë nga përdoruesit e tij në vetura.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “filtri i shpejtësisë”, i cili në kohën e marrjes së një fotografie filtri shton shpejtësinë e një përdoruesi në foton e tij dhe Snapchat i shpërblen ata me një “trofe” për postimin e shpejtësisë që arrinin.
Është filtri që më shpesh është kritikuar si një nga faktorët në një numër aksidentesh trafiku.
Snap, kompania prapa aplikacionit, ka njoftuar se po shfuqizon atë filtër për shkak të uljes së popullaritetit.
Ky filtër është lidhur nga shumë me aksidentet rrugore dhe ka bërë thirrje publike për heqjen e tij.
Kritikët mirëpresin heqjen e filtrit, por paralajmërojnë për ngjarjet e kaluara. “Ndërsa ky vendim pa dyshim do të kontribuojë në sigurinë e përdoruesve të rrugës në të ardhmen, nuk justifikon zgjedhjen e Snapchat për të krijuar dhe shpërndarë atë filtër në të kaluarën”, thekson Michael Neff, një avokat që përfaqëson familjet e përdoruesve të vrarë në aksidente, të lidhura me aplikacion.
“Ne mezi presim ditën kur do të fitojmë drejtësinë në gjykatë për të gjithë ata që kanë pësuar një humbje të panevojshme”, tha avokati.
“Filtri i shpejtësisë” është i lidhur me disa aksidente, përfshirë një nga viti 2015, kur tri gra u vdiqën në Filadelfia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













