Futboll
Silvinjo thotë se ndaj Kroacisë shanset janë reale për rezultat pozitiv
Tekniku brazilian shtoi se shanset janë reale për të arritur edhe rezultate pozitive
Kombëtarja shqiptare do të luajë të mërkurën e 19 qershorit ndaj Kroacisë ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo vlerësoi maksimalisht kundërshtarët e kuqezinjve në grupin B të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” dhe tha se është kënaqësi që Shqipëria përballet me to, për të mësuar dhe për t’u rritur, shkruan FSHF, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu tekniku brazilian shtoi se shanset janë reale për të arritur edhe rezultate pozitive.
Gjendja e skuadrës dhe formacioni i mundshëm për sfidën ndaj Kroacisë? – Nuk ka asnjë problem. Do të zhvillojmë edhe një seancë stërvitore, më pas do të flasim me stafin dhe do të vendosim. Deri tani nuk kemi asnjë problem të gjithë janë gati për sfidën e nesërme ndaj Kroacisë.
A mund ta cilësojmë si një finale këtë sfidë me Kroacinë? – Patjetër. Ky është një grup shumë i vështirë, por është një gëzim shumë i madh për ne, pasi luajmë kundër ekipeve më të mira dhe mësojmë prej tyre. Luhet 90 minuta pa kompromis dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat. Kemi kundërshtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë dhe është e mrekullueshme të luajmë ndaj skuadrave të tilla, ndaj nuk do të heqim dorë asnjëherë për të kërkuar rezultat pozitiv. E respektuam Italinë, por kërkuam të shmangim humbjen deri në fund dhe me pak fat mund t’ia dilnim. Ndoshta ia dalim nesër ndaj Kroacisë.
Ndeshja me Kroacinë? – E kemi studiuar Kroacinë dhe ndaj Spanjës ata u mposhtën 3-0, por luajtën shumë mirë dhe krijuan shumë raste për të shënuar. I krijuan shumë probleme Spanjës, që shënoi golat në vetëm 29 minuta. Kroacia ka lojtarë teknikë, të fortë fizikisht dhe me cilësi të larta pasimi. Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi lojtarë cilësorë si kapiteni Gjimshiti, Asllani, Broja, Muçi, etj., disa prej të cilëve të rinj dhe kanë nevojë ende për t’u rritur. Këto ndeshje do t’i ndihmojnë shumë ata të përmirësohen.
Ndeshja me Italinë? – Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, por ata nuk na lejuan ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre, por ata kalonin me rreshtimin me 5 mbrapa dhe shumë mesfushorë. Italia është mbrojtur shumë mirë dhe duhet të pranojmë se ky kompeticion ka nivel shumë të lartë. Mos harroni, Italia ka mesfushorë si Jorginho e Barella, dy futbollistë të një niveli shumë të lartë dhe ne duhet të jemi të lumtur që luajmë kundër tyre. Për ne kjo është sfiduese dhe mund të bëjmë shumë, pasi rritemi edhe vetëm duke u përballur me ta. Në këtë këndvështrim, them se kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi shënuar, kemi pësuar dy gola shumë shpejt, por sërish nuk jemi dorëzuar.
Mesfusha e Kroacisë? – Është e vërtetë, mesfusha është zemra e tyre. Kanë emra si Brozovic, Modric, Kovaçiç, apo Perisic, të cilët kanë luajtur dhe luajnë në nivelet më të larta, ndaj do të jetë shumë e vështirë. Duhet të luftojmë shumë dhe të bëjmë kujdes, për të mos u lejuar shumë hapësira, pasi dinë të shfrytëzojnë çdo gabim.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











