Shëndetësi
Si të mbrohemi nga gripi
Jemi në sezonin e gripit prandaj të gjithë duhet të bëjmë më shumë kujdes.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë prej datës 1 tetor të vitit të kaluar e deri më 5 janar të këtij viti në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në grip, 2931 raste Infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut, shkruan Koha.net
Është shumë e rëndësishme që të dimë se mund të mbrojmë veten dhe të tjerët dhe kështu të shmangim gripin.
Më poshtë lexoni disa këshilla se si mund ta bëni këtë:
• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.
• Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve
• Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.
• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara
• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi
• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni
• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit
• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
-
Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në këtë shtet
-
Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu, merr mbështetje në Itali
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?