Lajme
Si ta marrim vitaminën D nga dielli
Ekspertët shëndetësorë thonë se Vitamina D është e domosdoshme për shëndetin e eshtrave, ndërsa pjesën më të madhe të vitaminës D e marrim përmes ekspozimit ndaj diellit. Trupi ka nevojë për vitaminën D për ta absorbuar kalciumin dhe fosforin nga ushqimi. Këto minerale marrin pjesë në mbrojtjen dhe zhvillimin e eshtrave.
Mungesa e vitaminës mund t’i bëjë eshtrat më të dobët dhe të brishtë, gjë që mund të shkaktojë deformim të eshtrave. Tek fëmijët, mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë deformim të eshtrave. Tek të rriturit, ajo mund të shkaktojë osteomalaci, një çrregullim që shkakton dhimbje dhe ndjeshmëri të eshtrave.
Si e marrim vitaminën D?
Trupat tanë kryesisht e marrin vitaminën D gjatë ekspozimit në diell. Vitaminën D e marrim edhe përmes disa ushqimeve, si vezët, mishi dhe peshku i yndyrshëm (salmoni, sardelet). Vitamina D u shtohet produkteve të qumështit, drithërave për mëngjes, produkteve nga soja apo lëngut të portokallit.
Sa kohë duhet ta kalojmë në diell
Nuk ekziston ndonjë rregull i përgjithshëm. Kjo është për shkak se koha e cila nevojitet për ta kaluar të ekspozuar ndaj diellit që trupi juaj të fillojë të prodhojë vitaminë D varet nga shumë faktorë. Këto janë teni juaj, koha e vitit apo edhe koha e ditës.
Ekspozimet afatshkurtra ndaj diellit pa mbrojtje, por në intervale, janë zakonisht të mjaftueshme për shumicën e njerëzve që trupat e tyre të prodhojnë vitaminë të mjaftueshme D. Hulumtimet tregojnë se më së miri është të ekspozohemi shkurtimisht ndaj diellit në mes orës 11:00 dhe 15:00.
Ekspozimi i shkurtër ndaj diellit nënkupton disa minuta. Mjafton të ekspozoheni ndaj diellit vetëm 10 deri në 15 minuta për ta fituar sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Sa më shumë lëkurë që e ekspozoni ndaj diellit, aq më shumë trupi juaj do të prodhojë vitaminë D.
Megjithatë, personat me lëkurë më të errët duhet të kalojnë më shumë kohë të ekspozuar ndaj diellit ashtu që trupat e tyre ta prodhojnë të njëjtën sasi të vitaminës D.
Sa më gjatë që ekspozoheni ndaj diellit pa mbrojtje, aq më i lartë është rreziku nga kanceri i lëkurës. Mos harroni ta mbroni lëkurën me ndonjë veshje të lehtë pasi t’i keni kaluar 15 minuta në diell pa mbrojtje.
Kush janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D.
Disa persona i takojnë grupit të rrezikut, apo përballen me një rritje të rrezikut të mungesës së vitaminës D në trup dhe ata duhet të konsultohen me ndonjë mjek rreth marrjes së suplementeve të vitaminës D. Këtu përfshihen:
• Gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse
• Foshnjat dhe fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç
• Të moshuarit, të moshës mbi 65 vjeç
• Personat të cilët nuk ekspozohen mjaftueshëm në diell
• Personat me lëkurë më të errët.
A mund ta teproni me vitaminë D
Personat të cilët marrin suplemente të vitaminës D, në ditë duhet të marrin jo më shumë se 25 mikrogramë të vitaminës D, sepse më shumë se kaq mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin. Nivelet e tepërta të vitaminës D në trup mund të shkaktojnë nivele jashtëzakonisht të larta të kalciumit, dhe kjo mund të shkaktojë vjellje, konfuzion, ritme abnormale të zemrës dhe madje edhe gurë në veshka.
Ekspertët thonë se ka shumë pak gjasa që do të keni nivele të tepërta të vitaminës D në trup vetëm nëpërmjet ekspozimit ndaj diellit. Shumica e rasteve të nivelit të tepërt të vitaminës D në trup janë rezultat i suplementeve.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










