Kosova
Si ndodhi rrëmbimi dhe më pas arrestimi i dy personave
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë dy personat të cilët sot gjatë ditës nën kërcënimin e armës rrëmbyen dy vajza në Podujevë.
“Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur dhe nga njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në fshatin Llapashticë të Podujevës, saktësisht në një restorant, ku nga persona të dyshuar nën kërcënimin e armës, janë rrëmbyer dy persona.
Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar:
- L, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
- L, mashkull, 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje. “Viktimat e rastit janë liruar nga të dyshuarit, ndërkohë që personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit deri në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










