Kosova
Si ndodhi përplasja brenda Vetëvendosjes?
Pak orë pasi një pjesë e deputetëve u përplasën me Policinë e Kosovës për të penguar arrestimin e Albin Kurtit, një diskutim i pakëndshëm ndodhi në grupin e përbashkët të deputetëve të Vetëvendosjes në Viber. Dardan Molliqaj kishte informuar deputetët e tjerë se ishte arrestuar sërish deputetja Donika Kadaj-Bujupi.
KTV-ja merr vesh se deputetja Aida Dërguti ka besuar se po i shkruan privatisht Molliqajt kur e ka bërë këtë pyetje ofenduese për Kurtin, duke thënë shkruar “E atë m…”?
Dukagjin Gorani duket konfuz me situatën. Komunikimi i pazakonshëm ka nxitur përplasje në partinë që udhëhiqet nga Visar Ymeri. Përgjigjja e Dërgutit që po i drejtohej Molliqajt vërteton atë që në Vetëvendosje ishte sekret publik – ndarjen në dy kampe, me pikërisht Molliqajn në krye të grupit kundër Kurtit, përcjell albinfo.ch.
Siç mëson KTV-ja grupi kundër tij, i kishte kërkuar në formë sugjerimi Kurtit që të mos garojë për kryeministër në zgjedhjet e qershorit, pasi që besonte se nuk do të merrte përkrahje.
Rreshtimi i Dërgutit me Molliqajn lidhet edhe me refuzimin e saj për të kandiduar për kryetare të Vushtrrisë. Ajo ishte ankuar për probleme shëndetësore, duke refuzuar insistimin e Ymerit e Kurtit për të qenë ajo kandidate për qytetin e saj.
Një pjesë e kryesisë së Vetëvendosjes, pasi ka parë mesazhin i kanë shkruar kryetarit të partisë, Visar Ymeri duke i kërkuar sqarime. Dega e Tiranës habitet me tentimin e Ymerit për të mbajtur të fshehtë rastin. Ymeri në përgjigje u tregon se fyerja e Dërgutit është e patolerueshme, dhe se e ka qortuar atë privatisht. Kjo nuk u ka mjaftuar ankuesve që kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë.
Albin Kurti bashkë me Donika Kadajn, po mbahen në paraburgim për hedhjen e gazit lotsjellës, akt që e kishte bërë edhe Aida Dërguti në disa raste në Kuvend.
Dërguti kërkon falje
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, pas publikimit të komunikimit të zyrtarëve të VV-së në rrjetin Viber.
Përmes reagimit, Dërguti ka thënë se ndjen nevojën që të kërkojë falje e edhe ta sqarojë atë që është publikuar.
Postimi i plotë
Pas publikimit të një pjese të diskutimit të brendshëm mes Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndjejë nevojën që të kërkoj falje por edhe ta sqaroj atë që është publikuar.
I kërkoj falje së pari Albinit, e pastaj secilit anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! opinionit publik për gjuhën e përdorur e mënyrën e të shprehurit në atë diskutim.
Këtë nuk e kam bërë deri tash sepse kam dashur ta bëjë së pari para Albinit kur të lirohet nga burgu ku po mbahet padrejtësisht.
Siqodoftë tash pasi që kjo u publikua ndihem e detyruar ta bëjë kështu.
Gjuha që kam përdorur në komunikimin e grupit të deputetëve është jashtë kornizave normale të diskutimit. Duke qenë kështu ajo është e papranueshme dhe e pajustifikueshme.
Një reagim i tillë imi vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i kam me njerëz të caktuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysmë të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar. Kjo e rrezikon Lëvizjen sepse instalon një mendësi politike në të cilën mbytet demokracia e diskutimi i sinqertë parimor e i hapur i qëndrimeve tona politike e vendimeve tona organizative.
Këto probleme e mospajtime kanë më shumë se një vit që po zgjasin. Vazhdimisht kam qenë e përfshirë në tentim që t’i zgjidhim ato. Kjo do të jetë fuqia organizative e VETËVENDOSJE!-s. Mirëpo tentimet tona kanë qenë të minuara e vazhdojnë të minohen nga njerëz të caktuar. Unë edhe sot nuk e di se kujt i konvenon që këto probleme, në vend se t’i zgjidhim brenda t’i publikojnë në media? Nuk e kuptoj kujt i intereson që të kemi proces të linçimit publik ndaj njerëzve të VETËVENDOSJE!-s?
Këto janë probleme që na takon t’i zgjidhim bashkë. Përmes diskutimeve të sinqerta e vetëkritikës. Përmes demokracisë e demokratizimit. Brenda organizatës. VETËVENDOSJE! kështu është. VETËVENDOSJE! vetëm kështu mund të jetë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













