Tematike
Gjuha e medieve dhe ndikimi i saj në paragjykimet për shqiptarët dhe të tjerët
Artikujt që përmbajnë informacione të përziera: pozitive dhe negative, kanë ulur paragjykimet – ashtu sikurse kanë bërë edhe artikujt pozitivë. "Kjo tregon se shtimi i informacioneve pozitive në raport me ato negative mund të zbusë paragjykimet"
Hulumtues të Institutit të Psikologjisë në kuadrin e Universitetit të Bernës, në projektin e tyre “Immigrants in the Media” tregojnë se si informacionet dhe gjuha e medieve mund të ndikojnë në përhapjen e paragjykimeve për migrantët dhe minoritetet sociale, shkruan nau.ch.
Sylvie Graf dhe Sabine Sczesny nga instituti në fjalë kanë hulumtuar se çfarë ndikimi kanë informacionet e publikuara në medie dhe gjuha e zgjedhur nga to, mbi paragjykimet në raport me pakicat, transmeton albinfo.ch. Projekti “Immigrants in the Media”, në kuadrin e të cilit kanë bërë këtë hulumtim është mbështetur nga Komisioni Evropian.
Në një artikull të publikuar rishtas në revistën “Media Psychology”, dy psikologet në fjalë prezantojnë rezultatet e hulumtimit nga tri studime eksperimentale të realizuara prej tyre.
Në këto studime ato kanë hulumtuar paragjykimet kundrejt dy grupeve me perceptim negativ: romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, bashkë me shqiptarët në përgjithësi dhe grupit që gëzon perceptim pozitiv: italianëve.
Hulumtimet janë realizuar në kontekste të ndryshme kulturore, në Çeki dhe në Zvicër. Pjesëmarrësit në hulumtim kanë lexuar artikuj fiktivë gazetareskë, të cilët përshkruanin qëndrime pozitive (si p.sh.: “ndihmuese”), ose negative (p.sh.: “sulmuese”) apo të përziera (“p.sh. “ndihmuese dhe sulmuese”) lidhur me këto minoritete.
Studimet kanë treguar se paragjykimet ndaj pakicave të studiuara kanë ndryshuar pasi pjesëmarrësit kanë lexuar një artikull të vetëm rreth sjelljes së pjesëtarëve të pakicës, përcjell albinfo.ch.
“Artikujt pozitivë çuan në uljen e paragjykimeve, ndërsa artikujt negativë çuan në paragjykime më të theksuara ndaj pakicës së përshkruar”, shpjegon Sylvie Graf.
Është interesante se edhe artikujt që përmbajnë informacione të përziera: pozitive dhe negative, kanë ulur paragjykimet – ashtu sikurse kanë bërë edhe artikujt pozitivë. “Kjo tregon se shtimi i informacioneve pozitive në raport me ato negative mund të zbusë paragjykimet”, ka thënë Graf.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











