Lajme
Si mund të marrin banorët e Vjenës bonusin e ri të strehimit prej 200€?
Më shumë se dy të tretat e të gjitha familjeve në Vjenë kanë të drejtë për bonusin e ri të strehimit, i cili synon të lehtësojë ndikimin e inflacionit të lartë.
M 17 korrik, qyteti i Vjenës ka nisur skemën e re të bonusit të strehimit, që u jep banorëve një subvencion prej 200 €. Shuma totale e ndarë për këto familje është 140 milionë, shkruan The Local.
Për t’u kualifikuar për Bonusin e Strehimit 2023, familjet duhet të kenë vendbanimin e tyre kryesor në Vjenë dhe të plotësojnë kriteret e të ardhurave.
Familjet me një person me të ardhura bruto deri në 40,000 € nga viti i kaluar dhe familjet me shumë persona me të ardhura bruto të kombinuara deri në 100,000 € nga viti i kaluar, kanë të drejtë të aplikojnë. Merren parasysh vetëm të ardhurat e individëve të moshës 18 vjeç e lart.
Sipas qytetit, ka rreth 700,000 familje të pranueshme, të cilat përbëjnë rreth dy të tretat e të gjitha familjeve në Vjenë, përcjell albinfo.ch.
Procesi i aplikimit është tërësisht online dhe të gjitha familjet në Vjenë do të marrin një letër që përmban informacion në lidhje me Bonusin e Strehimit 2023 dhe një fjalëkalim individual për të hyrë në portalin e aplikimit.
Afati i aplikimit zgjat deri më 30 shtator dhe pagesa prej 200 eurosh do të bëhet disa ditë pas dorëzimit të aplikacionit ose me transfertë bankare ose me porosi postare.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka pagesë automatike për Bonusin e Strehimit 2023, ndryshe nga Bonusi i Energjisë së Vjenës 23. Prandaj, të gjitha familjet e kualifikuara duhet të paraqesin një aplikim të ri, edhe nëse kanë marrë më parë bonuse të tjera, shkruan The Local.
Ka disa përfitime që nuk do të llogariten në llogaritjen vjetore të të ardhurave bruto për Bonusin e Strehimit 2023. Këto përfshijnë grantet e studimit, mbështetjen e të ardhurave minimale vjeneze, kujdesin bazë vjenez dhe mbështetjen e strehimit, përfitimet e AlVG dhe AMSG si përfitimet e papunësisë, ndihma emergjente dhe përfitimet e rikualifikimit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












