Lajme
Si kursejnë zviceranët më shumë se evropianët?
Familjet në Zvicër kursejnë më shumë sesa evropianët.
Studimi i fundit tregon se rreth një e pesta e popullsisë së Zvicrës nuk ia del dot dhe ka nevojë për më shumë se një punë për të paguar faturat, një tjetër tregon se mesatarisht, zviceranët ende arrijnë të kursejnë më shumë para se evropianët e tjerë, shkruan The Local.
Platforma konsumatore HelloSafe i bazon të dhënat në në shifrat 2021-2022 (të fundit të disponueshme deri më sot), të nxjerra nga baza e të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Normat e kursimeve në studim shprehen si përqindje e PBB-së (produkti i brendshëm bruto), duke përfshirë të gjitha kursimet e mbajtura nga familjet në raport me PBB-në e çdo vendi, përcjell albinfo.ch.
Familjet zvicerane po kursejnë gati 22% të të ardhurave të tyre, ndërsa Bashkimi Evropian regjistroi një normë mesatare kursimi prej 10.3%.
Për shembull, duke parë vetëm katër fqinjët e menjëhershëm të Zvicrës, norma është 12.8% në Francë, 12% në Austri, 11.4% në Gjermani dhe 2.1% në Itali.
Fakti që zviceranët janë kampionë evropianë të kursimeve nuk është një fenomen i ri.
Shifrat e OECD-së për dekadën e fundit tregojnë se popullsia e Zvicrës ka tejkaluar shumë performancën e BE-së në këtë fushë, shkruan The Local.
Një tjetër studim i OECD-së ka treguar se të ardhurat mesatare të disponueshme të familjeve të Zvicrës për frymë janë më të larta se mesatarja e OECD-së. Kjo do të thotë se ndërsa zviceranët kanë më shumë para për të shpenzuar, ata gjithashtu kanë më shumë për të kursyer, nëse kështu dëshirojnë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











