Jeta në Zvicër
Shuhet familja zvicerane në aksidentin me helikopter në Havaje
Arsyet e sakta të rrëzimit janë ende të paqarta. Hetuesit synojnë të rikuperojnë mbetjet e helikopterit nga zona, e cila është shumë e vështirë për t'u arritur
Një familje zvicerane prej katër anëtarësh dhe tre amerikanë kanë humbur jetën në një përplasje me helikopter që ka ndodhur në Hawaii të enjten e javës së kaluar, shkruan srf.ch. Vetëm tani janë në dispozicion rezultatet e para të hetimeve të bëra lidhur me aksidentin.
Sipas tyre, helikopteri para përplasjes ka prekur një kreshtë malesh gati 900 metra të lartë, transmeton albinfo.ch. Atëherë helikopteri që bënte fluturime turistike ka rënë në rreth 30 metra në thellësi, siç ka bërë të ditur agjencia amerikane e sigurisë së trafikut në faqen e saj të internetit. Fluturakja më pastaj është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar në pjesën më të madhe të saj.
Arsyet e sakta të rrëzimit janë ende të paqarta, përcjell albinfo.ch. Hetuesit synojnë të rikuperojnë mbetjet e helikopterit nga zona, e cila është shumë e vështirë për t’u arritur.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














