Lajme
Shtohen ritmet e infektimeve me koronavirus në Evropë
Rastet e infektimeve me koronavirus në Evropë u rritën 9% gjatë kësaj jave, duke i dhënë fund një periudhe përmirësimi që nga fundi i janarit. Duke njoftuar keqësimin e situatës, shefi për Evropën pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendet evropiane duhet të rikthehen tek praktikat bazë.
Dr. Hans Kluge tha se në rajon ishin regjistruar mbi 1 milion raste të reja vetëm gjatë javës së fundit. Shtimi i ritmeve të infektimit, sipas specialistit, është më i dukshëm në Evropën Qendrore e Lindore, por rritje ka pasur edhe në pjesën perëndimore të kontinentit.
Më shumë se gjysma e rajonit po përjeton shtim të ritmeve të përhapjes së sëmundjes, tha ai.
“Më shumë se një vit pas shfaqjes së pandemisë, sistemet tona shëndetësore nuk duhet të ishin në këtë gjendje”, tha zoti Kluge.
Situata kërkon një vëmendje më të madhe ndaj protokolleve bazë, shtoi zyrtari, duke nënvizuar rëndësinë e masave për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja, shtimin e testimeve, izolimin e të infektuarve dhe përpjekje për të përshpejtuar vaksinimet.
Gjermania njoftoi se po zgjat masat kufizuese për tre javë të tjera, deri më 28 mars, por ka lehtësuar disa kufizime për të mundësuar rihapjen e dyqaneve dhe bizneseve joesenciale në rajone ku shifrat e infektimeve kanë qenë më të ulëta.
Ndërkaq, Agjencia Evropiane për Mjekësinë tha se ka filluar të analizojë vaksinën e prodhuar nga rusët, Sputnik V, disa muaj pasi kjo vaksinë u hodh në përdorim në Rusi dhe pasi është miratuar ndërkohë në një numër vendesh që po e përdorin për imunizimin e popullatës.
Në një deklaratë të enjten, rregullatorët evropianë thanë se analiza e tyre bazohet në të dhënat e mbledhura nga studimet laboratorike me të rritur, që tregojnë se vaksina mund të jetë e efektshme në luftimin e virusit.
Me gjithë skepticizmin pas një prezantimi të ngutshëm të vaksinës pa bërë prova në shkallë të gjerë, duket se Sputnik V është e suksesshme dhe nuk shkakton efekte shqetësuese. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Lancet, Sputnik V ishte afro 91% efektive për parandalimin e rasteve të rënda të COVID-19.
Në Britani dhe disa vende të tjera, ku sistemi shëndetësor po përballet me variantin britanik të koronavirusit, autoritetet kanë njoftuar rregullore të reja për të përshpejtuar modifikimin e vaksinave ekzistuese për t’iu përgjigjur mutacioneve.
Rregulloret e reja bazohen në praktikat që ndiqen për të modifikuar çdo vit vaksinën kundër gripit në varësi të varianteve të reja sezonale./VoA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













