Koronavirusi: çast pas çasti
Shteti evropian aktivizon ushtrinë, synon 4 milionë testime
Rezultatet do të jepen brenda afërsisht gjysmë ore nga marrja e një mostre
Qeveria e Sllovakisë ka përfshirë ushtrinë në një program trejavor për të testuar çdo qytetar mbi moshën 10 vjeç për koronavirus.
Testimi masiv do të zhvillohet këtë fundjavë dhe tjetrën me synimin për të arritur 4 milionë teste dhe për të izoluar ata që kanë sëmundjen.
Ushtria do të ndihmojë 20,000 personel mjekësor që punon në mijëra vende testimi. Rezultatet do të jepen brenda afërsisht gjysmë ore nga marrja e një mostre.
Njerëzit, të cilët rezultojnë pozitivë, do të kenë mundësinë e karantinës për 10 ditë në shtëpi ose të vendosen në një strukturë të siguruar nga qeveria. Ata që nuk janë të gatshëm të bëjnë testin e antigjenit, do të duhet të vetizolohen për 10 ditë ose të përballen me një gjobë prej 1,650 €, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë të testuarit do të marrin një certifikatë dhe policia do të kryejë kontrolle në vend për të gjetur këdo që kërkon të shmangë procesin.
Ministrat kanë thënë që spitalet e vendit mund të jenë në prag të kolapsit brenda disa javësh. Numri i infeksioneve është rritur që nga fundi i verës, pasi vendi kaloi valën e parë të sëmundjes në pranverë relativisht i padëmtuar.
Kanë qenë 2.785 raste të reja të infektimit të regjistruara të mërkurën, krahasuar me 231 një muaj më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















