Uncategorized
Shtëpitë e pleqve në Evropën Lindore janë vënë pas pleqve në Zvicër
Shtëpitë e pleqve në Evropën Lindore zbuluan një biznes me zviceranët.
8500 franga në muaj kushton qëndrimi mesatarisht në një shtëpi pleqsh zvicerane. E banorët duhet t’i marrin vetë shpenzimet deri 5.600 franga.
Nga këto çmime të larta po përfitojnë shtëpitë e pleqve në Hungari, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Poloni.
Ata po i joshin të moshuarit zviceranë me ofertat e tyre, shkruan gazeta «NZZ am Sonntag», përcjell albinfo.ch.
Operatori i një institucioni në Nemesbük jo larg nga Liqeni Balaton në Hungari ka hapur disa ditë më parë një zyre në Kriens (LU).
Nga atje ata duan të joshin të moshuarit zviceranë me ofertat e tyre të kujdesit.
Shtëpitë e pleqve në Hungari kanë punësuar stafin që flet vetëm gjermanisht për banorët që vijnë kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe Austria.
Në muaj ata paguajnë vetëm 1700 deri 2500 franga, ku përfshihen: mirëmbajtja, kujdesi, strehimi, ushqimi dhe aktivitet në kohën e lirë; një pjesë e kostove të kujdesit zvicerane.
Edhe pse çmimet janë dukshëm më të ulëta për banorët në këto shtëpi pleqsh, në Nemesbük, duke iu falënderuar kostos së ulët për 42 banorët janë të angazhuar 32 inferemirë me kohë të plotë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













