Bota
Flasin banorët që i blenë shtëpitë nga 1 euro në Itali
Çfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin?
Dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë: Në Itali mund të nisje një jetë të re me 1 euro.
Gjatë vitit të kaluar, qytete të shumta të vogla nga Sicilia në jug deri në Alpet Veriore kanë bërë oferta të çmendura si ato të shitjes së një shtëpie për 1 euro, me shpresën të tërhiqnin banorë të rinj e të rigjallëronin komunitetet që po shuhen.
Titujt e mëdhenj të mediave të rëndësishme, si CNN, kanë mahnitur miliona njerëz, të cilët u joshën nga ideja e braktisjes së metropoleve të zhurmshme për një jetë më të qetë. Kërkesat vërshuan nga të gjitha anët. Por çfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin? CNN Travel foli me disa prej atyre që vendasit i quajnë “qytetarë 1 euro”, transmeton TCH.
Francezja Morgane Guihot me të shoqin ishin nga të parët që blenë shtëpi dhe nuk ngurruan të nisin riparimet, sepse banesa kishte nevojë. Ata kanë ndërmend ta përdorin si shtëpi pushimesh, përcjell albinfo.ch.
“Vendi është fantastik, dhe njerëzit mjaft të dashur”, thotë çifti, ndërsa shton se nuk ka pasur surpriza të pakëndshme.
Ndërkohë, belgu Patrick Janssen rrëfen se praktikisht iu treguan nja 25 shtëpi të vjetra që kishin nevojë për riparime të mëdha.
“Nëse ke mundësi të investosh, ato mund të bëhen mjaft të përshtatshme për të jetuar edhe përgjithmonë, e jo vetëm për të kaluar pushimet”, shpjegoi ai.
Ndërkohë, nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme në Sambuca, kryebashkiaku që nuk mund t`u përgjigjej pozitivisht të gjithëve, i nxori në ankand shtëpitë e mbetura e ua dha personave që ofruan më shumë, duke bërë që disa prej tyre të shiteshin deri në €25,000.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












