Gruaja
Shqiptarja përfaqëson Gjermaninë në “Miss World”
"Jam krenare që vij nga Kosova dhe mundohem në çdo rast ta përmend Kosovën dhe t’ua bëj më dije të gjithve se unë jam shqiptare e Kosovës”, ka thënë bukuroshja Ala për “albinfo.ch
Bukuroshja shqiptare Egzonita Ala përfaqëson Gjermaninë në “Miss World” që do të mbahet me 14 dhjetor në Londër. 18 vjeçarja me prejardhje nga Kosova që jeton në Gjermani, prej javësh është duke qëndruar në Londër ku përgatitet për të marrë pjesë në spektaklin më të madh të bukurisë botërore.
Këtë garë Egzonita e konsideron si diçka shumë të rëndësishme për karrierën e saj dhe mundohet që të japë më të mirën nga vetja. “Janë mbi 120 vajza nga e gjithë bota dhe konkurrenca është shumë e madhe, por secila këtu e jep më të mirën nga vetja e saj”, ka thënë Egzonita për “albinfo.ch”.
Në këtë garë botërore janë duke marrë pjesë edhe dy shqiptare tjera:, Vita Rexhepi e cila përfaqëson Kosovën dhe Xhensila Pere, Shqipërinë. Bukuroshja nga Stutgarti thotë se është njoftuar me vajzat shqiptare por shoqe më të mira i ka përfaqësuesen e Zvicrës, Luxemburgut dhe Filipines.
Edhe pse përfaqëson Gjermaninë, Egzonita ka thënë se është shumë krenare që është më prejardhje nga Kosova. “Unë jam lindur në Gjermani, kam kryer shkollimin dhe punoj në Gjermani. Fitorja ime “ Miss Gjermania”, s’ka të bëjë asgjë me prejardhjen time, mirëpo patjetër që jam krenare që vij nga Kosova dhe mundohem në çdo rast ta përmend Kosovën dhe t’ua bëj më dije të gjithve se unë jam shqiptare e Kosovës”, ka thënë bukuroshja Ala për “albinfo.ch”.
Flokëgjata Ala është fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Ajo ka fituar “Miss Diaspora 2014”, “Miss Fotogjenia 2014”, “Miss Suddeutschland 2014” si dhe çmimin kryesor “Miss Deutschland 2014”.
Ambiciet e saj janë që të përfundojë vitin 2014 edhe me një kurorë tjetër, të shpallet “Miss World 2014”.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











